Cfarë është metoda Microblading?
Mos perdorni “Microblading” pa lexuar kete artikull! Kini parasysh fillimisht cfare eshte metoda e mesiperme dhe sesi funksionon perpara se te merrni kete hap ne jeten tuaj. Microblading është një procedurë që kryehet nga estetistë të çertifikuarë, të cilët me anë të një mjeti të posaçëm. Mjeti lehtësishtë gërvisht lëkurën për të vendosur pigment dhe për të vizatuar vija të ngjashme me qimet e vetullave.
Procedurat
Para se të fillohet të kryehet procedura, bëhen matjet e duhura për të përcaktuar formën e përshtatëshme për fytyrën e personit dhe siguruar simetrinë tek të dyja vetullat.
Në hapin tjetër aplikohet kremi anestetik për të eliminuar dhimbjen dhe fillohet me vizatimin e fijeve. Egzistojnë ngjyra të ndryshme të cilat kombinohen dhe përshtaten me ngjyrën orgjinale që vetullat të duken sa më natyrale.
- Behen matjet e duhura
- Percaktohet forma e pershtateshme
- Behen ne menyre simetrike te dyja vetullat
- Aplikohet kremi anestetik
- Vizatohen fijet e vetulles
- Pershtatet ngjyra e tyre ne menyre qe te duken si origjinale

Sa zgjat teknika Microblading?
Efekti i plotë mund të ndryshojë nga 3 deri në 5 vjet në varësi të lëkurës së personit. Për tu siguruar që ngjyra të mbetet e theksuar, kërkohet një ritheksim brënda 6 mujorshit të parë ose vitit të parë, në varësi të llojit të lëkurës dhe stilit të jetës tuaj.
Këto rezultate të jashtëzakonshme arrihen pas vetëm dy seancave fillestare të microblading, e dyta e të cilave kryhet një muaj pas seancës së parë.
A shkakton dhimbje?
Dhimbja është e tolerueshme pasi aplikohet një mpirës lokal kjo bën që të keni ndjesi të vogla pickimi. Ndodh që disa mund të ndjejnë më shumë dhimbje se të tjerët, por ndjesia është sikur një gërvishtje e vogël.
Kujdesi që duhet të tregojmë mbas trajtimit
Fillimisht ju duhet t’i mbroni vetullat nga çfarëdo lagështie e mundshme – si për shembull të mos stërviteni,mos djersiteni dhe të mos shpëlani fytyrën me ujë në javën e parë. Në disa klientë shfaqen shenja kruajtje dhe skuqje gjatë javës së parë, gjë që mund të qetësohet me pak aplikim vasiline. Rezultati final duket mbas 30-40 ditësh. Në përgjithësi, ndonjë ënjtje e butë është mëse normale dhe se më pas do të keni vetulla të mrekullueshme.
Përzgjedhja e klinikës së duhur!
Zgjidhni klinikat e certifikuara për të pasur rezultatin e dëshiruar.Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju të kryeni këtë proces vetëm te profesionistë të kualifikuar, të cilët kanë përvojë dhe aftësi të zhvilluara mirë. Së bashku me ta, ju do të vendosni për formën që i përshtatet më së miri proporcioneve të fytyrës tuaj përpara se të shkoni për të kryer trajtimin aktual. Do të keni një artist të vërtetë duke vizatuar vetuallat simetrike, natyrale dhe në thelb të bukura në fytyrën tuaj.
Klinika “Microblanding By Anxhela” eshte e certifikuar nga Akademia me e madhe ne gjithe Boten “Phiacademy”. Aty ku ka marre dhe titullin “Rozal-Artist”. Gjithashtu eshte trajnuar dhe kualifikuar ne trajnime te ndryshme te estetikes, ne te gjitha nivelet, dhe fal ketyre trajnimeve ajo sot ka arritur rrezultate te shkelqyera ne pune dhe shume klient te kenaqur nga puna e saj.
Mos perdorni “Microblading” pa lexuar kete artikull!