Çfare jane masazhet relaksuese qetesuese?
Masazhe relaksuese qetesuese. Këto sherbime përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh, që nga masazhet e shpinës,kokës,fytyrës, këmbëve dhe shputave të tyre. Të gjitha kanë një qëllim, të relakxojnë dhe largojnë stresin te klienti. Pas këtij shërbimi klientët ndihen te shplodhur dhe më energjikë. Duke ndjekur seancat e rregullta të relaksimit mund të rezultojnë një hap i shkëlqyer për të përmirësuar mirëqënien, stresin e lartë të punës dhe shqetësimet e ndryshme.Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e gjumit. Krijon rezistencë më të mirë ndaj sëmundjeve,siguron përqendrim më të mirë, më shumë energji dhe më shumë durim.
Llojet e masazheve
- Masazh relaksi
- Masazh Suedez
- Masazh të Fytyrës
- Masazh të këmbëve
- Masazh me gurë të ngrohtë
- Masazh me qirinj
- Masazh me kupa etj.
Teknikat e realizimit
Proçedura për secilën teknikë është e ndryshme, por secila shoqërohet me vajra bimorë për ta bërë lëkurën tuaj më të butë dhe duke përthithur më shumë esencën që ato kanë.
Masazhet e relaksit
Masazhi relaks është bërë rutinë për një pjesë shumë të madhe të njerëzve. Kjo është një taksë mirëqenieje për stilin tuaj të jetesës. Duke ndjekur seancat e rregullta të relaksimit mund të rezultojnë një hap i shkëlqyer për të përmirësuar mirëqënien, stresin e lartë të punës, detyrimet personale, shqetësimet e ndryshme. Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e gjumit, krijon rezistencë më të mirë ndaj sëmundjeve, përqendrim më të mirë, më shumë energji dhe më shumë durim.

Masazh Suedez
Përfitimi kryesor nga ky lloj masazhi është relaksimi total që ai prodhon. Ky masazhi i adresohet grupeve të mëdha të muskujve dhe trupit. Trupi do të ndihet totalisht i lehtësuar kjo falë ndjesisë që shkaktohet prej çlirimit të dopaminës dhe serotonit gjatë procesit të masazhit. Masazhi suedez është jashtëzakonisht i dobishëm për rritjen e nivelit të oksigjenit në gjak, uljen e toksinave në muskuj, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe fleksibilitet duke lehtësuar tensionin. Përfitim tjetër nga ky masazh është ulja e sasisë së kortizolit; i njohur ndryshe si hormoni i stresit, i çliruar në trup.

Masazh të fytyrës
Një masazh koke është projektuar për të përmirësuar rrjedhjen e energjisë duke masazhuar kokën, qafën, supet dhe fytyrën. Qëllimi kryesor i tij është për të liruar kanalet e energjive negative që besohet të jenë origjina e shumë sëmundjeve. Ai detoksifikon trupin duke stimuluar kullimin limfatik. Ndihmon në shërimin e simptomave të pagjumësisë, nervozizmit dhe rrit aftësinë e kujtesës. Ngadalëson rrahjet e zemrës, ul presionin e gjakut dhe ndihmon me stresin emocional.

Masazh të këmbëve
Mënyra më e thjeshtë për të mbajtur këmbët tuaja të shëndetshme dhe të mbrojtura nga të gjitha llojet e problemeve është një masazh këmbësh. Ai bën të mundur stimulimin e muskujve dhe redukton dhimbjet në gjunjë ose këmbë. Një masazh këmbësh i mirë është një forcë shërimi e pabesueshme për shumë simptoma që shfaqen. Ndihmon për eleminimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës, gjithashtu redukton efektet e depresionit dhe ankthit. Promovon një gjumë më të mirë dhe të rehatshem si dhe një qarkullim normal të gjakut.

Masazh me gurë të ngrohtë.
Masazhi me gurë të nxehtë është një terapi krejtësisht natyrale, në të cilën gurët e ngrohtë janë të pozicionuar në pjesë të ndryshme të trupit për të maksimizuar përfitimet nga masazhi. Para se të përdoren në masazh këta gurë ngrohen në ujë të ngrohtë sanitar. Masazhi me gurë të nxehtë është tepër efektiv si nga niveli fizik ashtu edhe nga ai psikologjik. Përfitimet: relaksim i muskujve, lehtësim nga dhembjet, qarkullim gjaku i përmirësuar.

Masazh me qirinj
Një masazh efektiv për të ripërtërirë trupin!
Masazhi me qirinj aromatik është projektuar posaçërisht për të krijuar një ndjenjë qetësie dhe komoditeti. E ndërthurur me ekstrakte lavender, kamomil dhe geranium, ju do ti dhuroni vetes ndjesinë e qetësise dhe paqes, duke ju ndihmuar për të larguar dhimbjet dhe streset e akumuluara përgjatë ditëve.
Masazhi me qirinj mundëson unifikimin e fuqisë së mendjes, trupit, shpirtit.

Masazh me kupa
Sipas mjekësisë tradicionale kineze terapia (masazhi) me kupa është një metodë për të krijuar një vakum në lëkurën e pacientit për të larguar gjakun e ndenjur dhe limfën e keqe, duke përmirësuar frymëmarrjen dhe sëmundje të tilla si ftohje, pneumonia dhe bronkiti.
Kupat gjithashtu janë përdorur në shpinë, qafë, shpatull ku janë konstatuar probleme me kontraktimet muskulare. Kupat nuk rekomandohen në rastin e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet si ulçerat e lëkurës ose në rajonet e barkut ose në rastet e grave shtatzëna.

Ku mund ti gjeni keto shërbmime?
Të gjitha këto lloje masazhesh si dhe shumë shërbime të tjera i gjeni në qëndrën estetike “Microblading by Anxhela”.
Masazhe relaksuese qetesuese